Saturday, 8 February 2014

Stentat, çfarë janë dhe si ndihmojnë?

Stenta është një gyp i rrjetëzuar që përdoret për të trajtuar arteriet e ngushta ose të dobëta. Arteriet janë enë gjaku të cilat dërgojnë gjakun nga zemra në pjesë të ndryshme të organizmit.

Stentat, çfarë janë dhe si ndihmojnë?
Stenta është një gyp i rrjetëzuar që përdoret për të trajtuar arteriet e ngushta ose të dobëta. Arteriet janë enë gjaku të cilat dërgojnë gjakun nga zemra në pjesë të ndryshme të organizmit.
Stanta vendoset brenda një arterie si pjesë e një procedure të quajtur angioplasti. Angioplastia rikthen qarkullimin normal të gjakut nëpër ndonjë arterie të ngushtë ose të bllokuar. Stenta ofron një ndihmë mbështetëse për murrit e brendshëm të arteries për disa muaj ose edhe disa vite pas angioplastisë.
Mjekët po ashtu mund të vendosin stenta në arterie të dobëta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të parandaluar arteriet nga shpërthimi.
Stentat zakonisht përbëhen prej rrjetëzave metalike, por ndonjëherë mund të ndërtohen edhe nga pëlhura. Këto lloj stentash, që njihen edhe si stenta shartuese, përdoren te arteriet më të mëdha.
Disa stenta mbështillen me ilaçe që lëshohen ngadalë vazhdimisht brenda arteries. Këto stenta njihen edhe si stenta ilaç-lëshuese. Medikamentet që lëshohen gradualisht nga stenta parandalojnë arterien të mos bllokohet sërish.
Si përdoret stenta?
Trajtimi i sëmundjes koronare të zemrës
Mjekët mund ta përdorin stentën për të trajtuar sëmundjen koronare të zemrës (SKZ). Kjo është një sëmundje kur një lëndë e dylltë e quajtur pllakëz grumbullohet brenda arterieve koronare. Këto janë arterie të cilat e ushqejnë me gjak të oksigjenuar muskulin e zemrës.
Kur pllakëzat mblidhen në arterie, sëmundja quhet aterosklerozë. Këto pllakëza aterosklerotike e ngushtojnë arterien koronare, duke ulur qarkullimin e gjakut të pasur me
oksigjen në zemër. Kjo mund të çojë deri në dhimbje në gjoks ose një mundim të quajtur angina.
Grumbullimi i pllakëzave po ashtu shton gjasat që mpiksjet e gjaku të krijohen në arteriet tuaja koronare. Nëse mpiksjet bllokojnë një arterie koronare, mund të ndodh sulmi në zemër.
Te ky rast mjekët mund ta përdorin angioplastinë dhe stentën për ta trajtuar problemin. Gjatë kësaj procedure, një gyp i hollë, elastik, me një balon ose pajisje tjetër në fund, futet përmes ndonjë ene gjaku në arterien koronare të ngushtuar ose të bllokuar.
Kur të arrijë në vend, balona fryhet për ta shtypur pllakën për murrin e arteries. Kjo rikthen qarkullimin e gjakut nëpër artere, që redukton anginën dhe ndonjë simptomë tjetër të sëmundjes koronare të zemrës.
Përveç nëse arteria është e vogël, gjatë angioplastisë në zonën e trajtuar zakonisht vendoset një stentë. Stenta mbështetet në murin e brendshëm të arteries. Ajo redukton shanset që arteria të ngushtohet ose të bllokohet sërish. Një stentë po ashtu mund ta ndihmojë arterien që është grisur ose dëmtuar gjatë angioplastisë.
Edhe me stentë, ka nga 10 deri në 20 për qind shanse që arteria sërish të ngushtohet ose bllokohet gjatë vitit të parë të angiopatisë. Kur stenta nuk përdoret, rreziku mund të jetë dyfish më i lartë.

Stenta në arteriet tjera
Mjekët po ashtu mund të përdorin stentat për të trajtuar sëmundjen e arterieve karotide, të vendosura në secilën anë të qafës tuaj. Këto arterie sigurojnë gjak të oksigjenuar për trurin. Por nëse ajo ngushtohet ose bllokohet, furnizimi i trurit me gjak limitohet dhe kjo rrit rrezikun për goditje në tru.
Mjekët përdorin stentat për të ndihmuar arteriet koronaret të mos ngushtohet ose bllokohen pasi ato të zgjerohen përmes angioplastisë.
Angioplastia (hapja e arterieve të ngushtuara ose të bllokuara) dhe vendosja e stentave po ashtu mund të bëhet edhe në pjesë të tjera të organizmit, si veshka ose gjymtyrë. Nëse arteriet e veshkave ngushtohet, kjo mund të prekë funksionin e tyre dhe të rezultojë me tension të rritur dhe probleme të tjera.
Nëse arteriet në gjymtyrë ngushtohen, një gjendje që quhet sëmundja arteriale periferike, ato mund të shkaktojnë dhimbje dhe ngërçe në këmbët ose krahët e prekur. Ngushtimi i tepruar mund krejtësisht ta ndërpresë qarkullimin e gjakut, që mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjike.

Stentat në aortë
Aorta është një arterie e madhe e cila siguron gjak të pasur me oksigjen nga ana e majtë e zemrës për gjithë trupin. Kjo arterie kalon përmes gjoksit dhe shkon poshtë në abdomen.
Me kalimin e kohës disa zona të murrit të aortës mund të dobësohen. Këto zona të dobëta mund të shkaktojnë fryrje në arterie të quajtura aneurizma. Aneurizmi në aortë mund të shpërthejë dhe të çojë te ndonjë gjakderdhje të brendshme serioze. Aneurizmat zakonisht shfaqen në pjesën abdominale të aortës.
Për të penguar shpërthimin, mjekët vendosin stentë pëlhure në zonën e dobësuar të aortës abdominale. Stenta krijon një mbështjellës të brendshëm më të fuqishëm për arterien.
Aneurizmat po ashtu mund të zhvillohen në pjesë tjera të aortës, siç është pjesa e cila kalon përmes gjoksit. Mjekët përdorin stentat për të trajtuar edhe këto aneurizma.
Një problem tjetër që mund të ndodhë në aortë është ndonjë vrimëzim në murrin e brendshëm të saj. Nëse gjaku rrjedh nëpër vrimë, ajo do të zgjerohet dhe situata përkeqësohet. Për të mbyllur këtë vrimë në zonën e dëmtuar, vendoset stentë pëlhure e cila ndihmon në qarkullimin normal të gjakut dhe pengon rrjedhjen e gjakut nga aorta ose shpërthimin e saj.

No comments:

Post a Comment