Musaka me patate
Përbërësit
- 1/2 kg.mish i bluar,
- 2 qepë,
- 2 dcl vaj ulliri,
- 1/2 tubë majdanoz,
- 1 kg.patate,
- 3 vezë
- 2 dcl qumësht,
- kripë,
- piper.
Udhëzimet
- Qepa pastrohet dhe pritet imët.
- Fërgohet në yndyrë gjersa të zverdhet.
- Hidhet specall dhe mishi i bluar.
- Fërgohet pak,shtohen majdanozi i grirë hollë,kripa piperi.
- Në ndërkohë,qërohen,lahen dhe priten në rrath patatet.
- Gjysma e patateve shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë.
- Derdhet yçi i përgaditur dhe rrafshohet.
- Mbi yç rradhiten patatet e mbetura,shtohet ¼ l.supë ose ujë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C për t’u pjekur gjersa të shterret lëngu.
- Vezët tunden,shtohet qumështi dhe masa derdhet mbi patate të skuqura.
- Hidhet pak vegetë dhe prap kthehet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë për t’u pjekur edhe 10 min.
- Patatet mund të përgaditen edhe pa vezë,në këtë rast,hidhet më tepër supë ose qumësht.
No comments:
Post a Comment