Perberesit
- 350gr miell
- 200gr gjalp ne temperature ambjenti
- 200gr sheqer
- 3 veze
- 3 molle (lloji sipas deshires)
- 1 pako te vogel maja per embelsira me arome vanilje (ose 1 pako te vogel pluhur pjekes + 1 pako te vogel vanilje)
- lekuren dhe lengun e 1 limoni
- pak kripe
- sheqer
- pluhur per sperkatje
Ne nje ene te thelle, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin dhe pak kripe derisa te jete formuar nje mase e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme vezet nje nga nje, lekuren e limonit dhe majane per embelsira duke vazhduar rrahjen.
Shtojme pak nga pak edhe miellin dhe e perziejme te gjithe perberjen me nje spatul kuzhine derisa brumi te rezultoje homogjen dhe pa kokrriza. Se fundi, i shtojme brumit edhe mollet e prera ne kubik duke lene menjane disa feta per dekorim.
E hedhim brumin ne nje tave te lyer me pak gjalp dhe miell, e nivelojme mire dhe e zbukurojme siper me fetat e molleve si ne figure.
E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 190°C per 30-40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit. E sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te prere ne feta.
*Keshille: Nese shohim qe keku eshte duke u pjekur shume nga jashte nderkohe qe brenda rezulton akoma i papjekur, mbulojme siperfaqen e tij me nje leter alumini derisa te perfundoje pjekia.
No comments:
Post a Comment