Tuesday, 19 November 2013

Receta per Krepa

Krepat jane nje gatim shume antik me origjine franceze . Ne ditet e sotme, pregatiten gjithashtu me pak perberes nga te ciletveze, miell, qumesht dhe gjalp dhe sipas preferencave mund te shijohen ne mijera menyre si te kripur ashtu dhe te embel. Vete fjala krepe, vjen nga latinishtja crispus qe do te thote “kacurrel”, term ky i lidhur me crespele,nje lloj i krepave te vegjel dhe shume te holle te cilat gjate gatimi rrudhen plotesisht.
Perberesit per krepa te kripur
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • pak kripe
Perberesit per krepa te embel
  • 250gr miell
  • 1/2 liter qumesht
  • 40gr gjalp
  • 3 veze
  • 60gr sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • pak kanelle (fakultative)

Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel), pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza. Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.
Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire .
Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.
Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur. *Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes.

No comments:

Post a Comment