Tuesday, 19 November 2013

Pica Vegjetariane

Per brumin e pices ju duhen:
 ¼ kg miell
 2 luge vaj ulliri
pakez kripe
 pakez sheqer
1 luge gjelle pluhur maja bire
 Per harxhin : disa lulka brokoli , 2 speca te grire imet , 2 kokra domate te pjekura te prera ne kubat e vegjel, 1 kungull i prere ne forme rrethi , 1 karrote e prere dhe kjo ne forme rrethi, djathe pice, salce domateje , disa ullinj pa berthame , pak kerpudha pak borzilok, piper

Shenim: kungullin,karrotat dhe brokolin mund ti zieni perpara perdorimit. Sidomos karrotat duhen zier patjeter.

 Per te pergatitur brumin , tresni majane e birres ne 1 filxhan çaji me uje te vaket.Hidheni kete fundit mbi mielle, pastaj shtoni kripen , sheqerin dhe 2 luget e vajit te ullirit.Zini brumin jo fare te bute.Lijeni menjane te mbuluar me nje ene dhe te mbuluar me picete te lagur qe te mos thahet , per nje gjysem ore deri sa te vije.Pasi te vije , hapeni ne fillim me okllai , pastaj hapeni me dore duke e ngritur lart.Hapeni ne madhesine e tepsise duke e lene brumin anash pakez me te ngritur.Me pas shtroni siper tij salcen e cila eshte e pergatitur me pakez vaj , pak borzilok dhe pakez piper.Me tej shtroni petat e djathit te pices , mbi to dhe zarzavatet e grira imet.Ne vend te zarzavateve mund te perdoret proshute ose peshk ton (ne nje rast te tille nuk do perdoret djathe).Lejeni te piqet ne 180° , ne furren e ngrohur me pare deri sa te piqet.Ju befte mire

No comments:

Post a Comment