Saturday 3 May 2014

Deshironi lekure te paster, pa akne, jo te irrituar dhe mbi te gjitha te bukur ?

Deshironi lekure te paster, pa akne, jo te irrituar dhe mbi te gjitha te bukur ?

Ju prezantojme nje super maske:

Perbersit:
1/2 e bananes
1 luge caji mjalte
1 luge caji leng limoni te fresket

Perziejini mire keta perbersit edhe vendosini ne fytyre per 15-20 minuta.Bejeni njehere ne jave per 2 muaj rresht.

Kjo maske eshte shume e mire per fytyren pasi te tre perbersit kane veti kuruese Banania(e pasur me vitamina A ,D dhe E .largon qelizat e vdekura), Mjalti(antibaktreial), Limoni(dipigmentues)

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Qumësht dhe mjalt, ilaç ideal kundër pagjumsisë!

Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra që mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, ton dhe jogurt.

Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.

Ushqimet e sipërpërmendura përmbajnë tiraminë, molekula që stimulojnë lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.

Në vend të qetësuesve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela kanë ndikim të butë qetësues, por ajo që do t’ju ndihmojë më shumë është një gotë qumësht me pak mjaltë.

Friday 2 May 2014

Specat djegse, ja përse duhet ti shtoni ne dieten tuaj

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti.

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti. Mirëpo, speci djegës nuk është e vetmja mëlmesë e cila ndikon pozitivisht në organizmin tonë.

Speci është i pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale.

Por përtej shijes pikante, speci ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohim.

Mbron zemrën tuaj

Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, dhe reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq.

Ul presionin e gjakut

Është provuar shkencërisht se specat djegës ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut.

Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se kapsaicina në speca pikant vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet dhe ndalon trashjen.

Ka veti antiinflamatore

Speci ka veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës. Ai lehtëson edhe dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.

Ndihmon në humbje peshe

Përveç kësaj ushqimi me erëza të çon në një reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djeg më shumë kalori.

Çliron nga zemërimi

Ushqimet pikante stimulojnë prodhimin e serotoninës, një hormon që i bën njerëzit të ndjehen mirë. Prandaj është e dobishme në luftimin e depresionit.

Rastet kur nuk duhet perdorur speci djeges

Speci nuk këshillohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj. Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Lëng frutash për humbje peshe

Ky lëng natyral është efikas për humbjen e peshës sidomos në zonën e barkut. Është një recetë efikase, e lehtë për t’u përgatitur dhe e shijshme.

Përbërësit që ju nevojiten janë:

4 kivi
¼ lugë gjelle me pluhur karafili
2 mollë
1 dardhë
1 tufë nenexhik
lëngun e 2 kokrrave limon
5 gota ujë
Përgatitja:

Merrini të gjithë përbërësit dhe hidhini në blender. Lërini të miksohen me njëra-tjetrën derisa të arrini një masë kompakte.

Kjo pije duhet të pihet çdo ditë para mëngjesit, drekës dhe darkës. Gjithashtu mund të pini një gotë edhe para se të flini gjumë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Dhjetë fuqi të jashtëzakonshme të uthullës së mollës



Nga ndikimi në humbje të peshës, zbardhja e dhëmbëve e deri te ndalja e problemeve të stomakut, uthulla thjesht ka fuqi të madhe shëruese për të cilën as që keni ëndërruar ndonjëherë.

1.Ndikon në humbje të peshës

Shkencëtarët japonezë në një studim të kryer së voni kanë zbuluar që kur minjve u është dhënë ushqimi me nivel të lartë të yndyrave, por edhe uthull si shtesë e ushqimit, ata kanë zhvilluar rreth 10 për qind më pak të yndyrave trupore sesa minjtë të cilët kanë konsumuar vetëm ushqim të yndyrshëm. Hulumtuesit kanë zbuluar që uthulla ka funksionuar në nivel gjenetik, duke ndikuar në gjenet e lidhura me oksidimin e acideve yndyrore dhe djegien e yndyrave. Shkencëtarët besojnë që uthulla shtyp apo pengon akumulimin e yndyrave trupore, edhe pse duhen më shumë studime për të dëshmuar që uthulla ka efektin e njëjtë tek njerëzit.

2.Ul nivelin e sheqerit në gjak

Kur e lëshoni veten në magjinë e ushqimit me nivel të lartë karbohidrateve (pastat, patatet, orizi ose për shembull disa sallata), mundohuni që sallata apo salca të përmbajnë uthull. Konsumimi i një luge e gjysmë uthull mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak për 42 për qind, ka treguar një studim nga viti i kaluar.

3.Mund lodhjen e muskujve

Treningët intensivë dhe ndonjëherë edhe stresi i madh shkaktojnë rritjen e acidit laktik në trup, duke nxitur kështu lodhjen. Interesante është që aminoacidet që gjenden në uthullën e mollës veprojnë si kundërhelm. Për më shumë, uthulla e mollës përmban kalium dhe enzime që mund t’ju lirojnë nga kjo ndjenjë. Herën tjetër kur ndiheni që e keni tepruar me ushtrimet apo keni pësuar stres, shtoni një apo dy lugë uthull në gotën e pijes prej perimeve apo në gotë uji.

4. Dhëmbët e bardhë

Shpëlajeni fytin me uthull molle në mëngjes. Uthulla ndihmon në largimin e njollave, zbardh dhëmbët dhe vret bakteret në gojë dhe në mishin e dhëmbëve. Pas shpëlarjes së fytit me uthull, lani mirë me furçë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Lani dhëmbët edhe me sodë bikarboni një herë në javë. Kjo do të ndihmojë të largoni njollat dhe të zbardhni dhëmbët tuaj. Përdoreni ashtu sikur do ta kishit përdorur edhe pastën për dhëmbë. Po ashtu, mund të përdorni kripën si alternativë për pastën për dhëmbë.

5. Redukton problemet e stomakut

Shtoni pak uthull në ujë. Nëse infeksioni bakterial është arsye e diarresë suaj, uthulla e mollës mund të ndihmojë në ndaljen e këtij problemi, duke iu falënderuar veçorive antibiotike. Për më shumë, sipas disa ilaçeve natyrale, uthulla e mollës përmban pektinë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve në zorrë.

6. Lemza

Merrni një lugë kafe me uthull. Shija e saj acidike mund të ndalojë lemzën që në fillim.

7. Preventiva e tretjes së keqe

Merrni pak uthull para ushqimit. Nëse e dini që do të lëshoheni në ushqim, për çka do të pendoheni më vonë, provoni më parë këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogël uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini 30 minuta para ushqimit.

8. Ngërçet e këmbëve natën

Këtë ilaç të vjetër natyral duhet ta provoni nëse keni shqetësime gjatë gjumit. Shtoni dy lugë uthull molle dhe pak mjaltë në gotën me ujë dhe pini për të lehtësuar ngërçet në këmbë natën. Sigurisht, më mirë do të ishte që këtë pije ta keni të gatshme në rast nevoje, sesa ta përgatisni gjatë natës.

9.Hunda e mbyllur

Përzini mirë një lugë uthull molle në gotën me ujë dhe pini. Kjo ndihmon kullimin e sinuseve, dhe me këtë do të ndikojë në zhbllokimin e hundës.

10. Dhimbja e fytit

Rrëmbejeni uthullën sapo të keni ndjesinë e djegies në fyt. Punësoni “vrasëset” në uthull dhe ajo me siguri do t’ju ndihmojë të shmangni infeksionet më serioze. Del që shumica e baktereve nuk mund të mbijetojnë në mjedisin acidik që e krijon uthulla.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Thursday 1 May 2014

Çaji i dardhës largon temperaturën e lartë

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit. Prej saj romakët prodhonin një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.

Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal.

Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysmë ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët. Nuk duhet të përdorni sheqer por mjalti lejohet.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Fiqtë e thatë për diabetikët, kundër anemisë, për osteoporozë



Fiqtë e thatë janë meze e shijshme, por edhe e shëndetshme. Fiku u thatë është një burim i shkëlqyer i mineraleve, si kalciumi, bakri, kaliumi, mangani, hekuri, seleni dhe zinku. Ai përmban kalcium më shumë se qumështi i lopës.

Me konsumin e 100 gramëve fiq të thatë do të merrni 640 mg kalium, 132 mg kalcium, 2.03 mg hekur dhe 232 mg kalium.

Kaliumi është një komponent t rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore e cili ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presion të gjakut. Bakri, si edhe hekuri, është i nevojshëm në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe oksidimin qelizor.

Për shkak të sasisë së madhe të bakrit, fiku u rekomandohet personave që vuajnë nga anemia për shkak se bakri e nxit prodhimin më të mirë të rruazave të kuqe të gjakut, dhe për shkak të përqendrimit të kaliumit, e rregullon shtypjen e gjakut.

Fiqtë e thatë janë luftëtar kundër osteoporozës dhe vetëm dhjetë nga këto fruta në ditë kanë efekt parandalues në humbjen e masës së eshtrave. Fiku u thatë ngadalëson plakjen, lufton radikalet e lira, është i pasur me antioksidantë, e përshpejton metabolizmin dhe shumë gjëra të tjera.

Me konsumimin e fikut të thatë duhet të jenë të kujdesshëm diabetikët, por edhe ata që kanë probleme me trashjen sepse fiku i thatë ka madje pesë herë më shumë kalori se fiku i freskët.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit