Përbërësit
Pandispanja:
- 12 të bardhë të vezës
- 16 lugë sheqer
- 16 lugë arra të bluara
- 8 lugë kakao
- 4 lugë miell
- 1 pluhur për pjekje (pecivë)
- 100gr çokollatë
Kremi:
- 12 të verdhë të vezës
- 500ml qumësht
- 12 lugë sheqer
- 6 lugë niseshte
- 250gr margarinë
- 100gr sheqer pluhur
- 12 lugë arra të bluara
- 200gr shtalpë (krem pana)
- 150gr keksa të bluar sempre
Nxehet furra në 200grade celsius dhe nga kjo masë pjeket një shtresë në tepsi përafërsisht 25 x 25cm per 15min. E shkrijmë çokollatën me 3 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj dhe pasi të ftohet pandispanja e lyejmë atë.
(Kremi i parë) Përziejmë të verdhat e vezës, qumështin, niseshten dhe sheqerin dhe e vendosim të vloj në zjarrë të ulët. Pasiqë të zihet kjo masë dhe të trashet i shtohen arrat e bluara. Përzihet margarina me sheqer pluhur ngadalë dhe ia shtojmë kremit të ftohur.
(Kremi i dytë) Përziejmë shtalpën ose krem pana, ndajmë 3 lugë dhe ia shtojmë kremit me arra (kremit të parë) ndërsa pjesës tjetër të mbetur ia shtojmë keksat e bluar dhe i lëmë që të qëndrojnë 10min.
Pandispanja e pjekur ndahet në tri pjesë. Shtrohet pjesa e parë dhe i qitet kremi i parë me të bardhë të vezës pastaj kremi i dytë me të verdhë të vezës pastaj pjesa tjetër e pandispanjës pastaj prapë kremin e parë me të bardhë të vezes pastaj kremin e dytë me të verdhë të vezës dhe pastaj pjesën e tretë të pandispanjës e vendosim mbi krem. Nëse mbetet krem atëherë torta lyhet anash dhe dekorohet sipas dëshires.
Ju bëftë mirë.
No comments:
Post a Comment