Receta qe po iu paraqesim sot, perben nje pjate shume te veçante, e cila kombinon
shijen e peshkut salmon te pasur me omega 3, dhe vitaminat C, fibrat dhe antioksidantet te gjendura
ne salcen e frutave. Kjo pjate e dyte i pershtatet sidomos personave qe duan te humbasin kilet e teperta, por ne te njejten kohe te ushqehen shendetshem.
Perberesit
…per salmonin- 4 fileto peshku salmon
- 50ml vaj misri
- 2 luge salce soje
- 1 luge te vogel salce pikante (Sriracha)
- 1/2 luge xhenxhefil pluhur
- 1 thelpi hudher te grire holle
…per salcen me mango dhe avokado- 1 mango e prere ne kubik te vegjel
- 1 avokado e prere ne kubik te vegjel
- 1 domate e prere ne kubik te vegjel
- 1 qepe e njome e prere holle
- 1 qepe e vogel e kuqe e prere holle
- 2 luge vaj misri
- lengun e 1 limoni
- pak menderz
- kripe
- piper
Marinojme fillimisht salmonin
per 2-4 ore duke hedhur te gjithe perberesit, pra
filetot e peshkut, vajin e misrit, salcen e sojes, salcen pikante, xhenxhefilin dhe hudhren e grire holle ne nje tas te madh dhe e perziejme shpesh. Pasi te kete kaluar kjo kohe, heqim lengun e tepert nga filetot dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj misri
per rreth 5 minuta, apo derisa peshku te shkeputet lehte nga zgara. Pregatisim
salcen me fruta duke vendosur te gjithe perberesit ne nje ene dhe duke i lene ne nje vend te fresket
per rreth 1 ore. I shoqerojme filetot e salmonit me salcen e frutave dhe ne vend te bukes mund te perdorim sipas deshires
pilaf ose kus kus.
No comments:
Post a Comment