Monday, 10 February 2014

Katër sekrete për t’u dobësuar

Dëshironi të bini në peshë dhe po mundoheni ta realizoni atë vetëm përmes një diete? Kjo mund të jetë e pamjaftueshme, thonë ekspertët.

Heqja e kilogramëve të tepërta më së lehti mund të arrihet duke kombinuar një varg faktorësh, si ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe një qasje e duhur psikologjike ndaj saj.
Ja si të veproni për të arritur më shumë suksese në qëllimin tuaj:
Imagjinojeni veten të dobët
Nëse doni vërtetë të dobësoheni, gjëja e parë që duhet të bëni është të imagjinoni veten të dobët se si do të dukeshit pas gjashtë muajsh dhe sa të lehtë do të ishit.
Caktoni qëllime reale
Përpjekjet për t’u dobësuar shpejt dhe në mënyrë të theksuar, mund të jenë një zgjidhje e gabuar. Dobësimi në mënyrë të tepruar nuk këshillohet nga ekspertët, andaj më mirë të humbni 2 kilogramë në muaj se sa 5 apo 10, pasi këto kile merren sërish.
Bëhuni pozitiv
Kur ju i caktoni vetes objektiva, mundohuni ato të jenë pozitive dhe mundohuni vërtet t’i realizoni ato. Por, ju nuk duhet të harroni të konsumoni përbërësit thelbësor ushqyes, siç janë vitaminat. Andaj, mos i eliminoni frutat dhe perimet nga menyja dhe mos harroni të merreni me aktivitet fizik.
Planifikoni
Mundohuni çdo gjë të bëni me plan, që nga ushqimi, koha e frutave, deri te aktiviteti fizik. Duke i shtuar ato në orar, ju do t’i shihni si obligime dhe do t’iu përmbaheni më lehtë.

No comments:

Post a Comment