Tuesday, 21 January 2014

Supë krem me brokoli


Kjo pjate me shume pak kalori (vetem 200 kalori!) eshte e lehte, kremoze dhe e shijshme. Mund te serviret fare mire ne nje darke pas festave duke synuar reduktimin e kalorive te teperta ne total… Provojeni dhe rezultati do te jete mbreselenes!

Përbërësit

  • 400gr brokoli
  • 150gr patate
  • 40 gram makarona spageti
  • 1 thelb hudher
  • mente e fresket
  • borzilok
  • leng mishi (ose nje kub koncentrate perimesh)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper
Fillimisht qerojme hudhren, e presim shume imet dhe e vendosim ne nje ene te vogel me 3 luge vaj ullliri ne menyre qe te leshoje aromen e saj. Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubik te vegjel. Te njejten gje bejme edhe me brokolin duke i menjanuar kocanin kryesor dhe duke vecuar deget e vogla.
Vendosim ne zjarr te moderuar nje tigan te thelle me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta. Shtojme gjithashtu lengun e mishit te nxehte (ose lengun e koncetrates se perimeve) dhe i leme te ziejne te gjitha bashke per rreth 20 minuta.
Heqim nga tigani disa copeza patate dhe brokoli te plota dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen. E vendosim kremin serisht ne zjarr, shtojme patatet dhe brokolit te hequra menjane, e rregullojme supen me kripe e piper dhe e leme ne zjarr akoma per disa caste.
Ndajme makaronat spageti ne copa te vogla dhe i ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe ia shtojme supes. E leme te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta duke i shtuar dhe ndonje gjethe mente dhe borziloku, e sperkasim siper me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e sherbejme te nxehte.

No comments:

Post a Comment