Tuesday, 21 January 2014

Byrek me spinaq

Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar i kuzhines kosovare. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në truezat kosovare.

Përbërësit

1. Brumi:
  • 1 kg. miell
  • 500ml. ujë (dy gota e gjysmë)
  • 200gr. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të pëzira)
  • 1 lugë (gjelleje) kripë
2. Yçi (mbushje):
  • 1kg. spanaq
  • 100gr. djath
  • 5 lugë (gjelleje) kos
  • 1 vezë
  • 2-4 qepë të reja
  • 1 lugë (gjelleje) kripë
Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.
Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë, i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë dhe kryposur, djathin,vezën, kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

No comments:

Post a Comment