Përbërësit për 6 tortëza:
- 100 g çokollatë fondente
- 100 g gjalpë
- 2 vezë
- 80 g sheqer
- 40 g miell
- Akullore me krem
Përbërësit:
Lyejmë me gjalpë dhe më pas me miell 6 stampa mufini. Shkrijmë mbi zjarr çokollatën dhe gjalpin me disa lugë ujë. Pastaj e largojmë nga zjarri dhe hedhim vezën, sheqerin e së fundi miellin, duke i përzier vazhdimisht sa të formohet një krem i njëtrajtshëm. Mbushim stampat me kremin e përgatitur pak a shumë përgjysmë. I fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta: kur korja e sipërme e tyre fillon të plasaritet, e kuptojmë që janë pjekur. I nxjerrim menjëherë nga furra, që nga zjarri dhe hedhim vezën, sheqerin e së fundi miellin, duke i përzier vazhdimisht sa të formohet një krem i njëtrajtshëm. Mbushim stampat me kremin e përgatitur pak a shumë përgjysmë. I fusim në furrë me 200 gradë për 10 minuta: kur korja e sipërme e tyre fillon të plasaritet, e kuptojmë që janë pjekur. I nxjerrim menjëherë nga furra, që t’ju mbetet e butë. I shërbejmë tortëzat me zemër çokollate të nxehta, të shoqëruara me një topth akullore me krem.
No comments:
Post a Comment