Përbërësit:
- 10 vezë të freskëta fshati
- 10 lugë sheqer
- 10 lugë miell
Perberesit per sherbetin:
- 1 kg sheqer
- 5 gota ujë,
- 1 qeskë sheqer vanilje
- 4 rrathë të hollë limoni.
Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë.Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi.Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin.Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160-170* C për t’u pjekur për afro 1 orë.Gjatë pjekjes furra nuk hapet.Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët.Pritet në delima.
No comments:
Post a Comment