Saturday, 1 March 2014

KREPA ME BORONICE

Perberesit ( per 8 Krepa ) :


  • 2 kokrra Veze
  • 200 gr Miell
  • 25 gr Gjalp
  • 70 gr Sheqer
  • 200 ml Qumesht
  • 1 luge gjelle leng Limoni
  • 250 gr Boronice
  • 1 maje luge Kripe

Pregatitja:


Fillimisht hedhim ne nje ene vezet dhe i perziejme.Me pas i bashkojme miellin, sheqerin, lengun e limonit dhe qumeshtin duke vazhduar ti perziejme me shume kujdes qe mielli mos te krijoje topa te vegjel dhe e gjithe perzierja te behet homogjene.Se fundmi i bashkojme edhe gjalpin e shkrire duke vazhduar ti perziejme edhe per pak minuta.Me pas e mbulojme enen qe kemi perzierjen me nje kapak dhe e leme per 30 minuta.Pas 30 minutash ne enen me perzierjen e krepave i shtojme edhe boronicat qe ne kemi.Me pas veme tiganin ne zjarr dhe kur te jete nxehur e lyejme me gjalp dhe fillojme te hedhim perzierjen ne tigan per te bere krepat tone nje e nga nje .Duhet te kemi parasysh qe krepat duhet te kthehen nga te dyja anet per tu skuqur ne tigan.Pasi ta kemi skuqur te gjithe perzierjen e krepave me boronice i vendosim ne nje pjate dhe perpara se ti servirim mund ti sperkasim me mjalte,karamel, ose ndonje recel tjeter sipas preference tuaja qe te shkoje edhe me shijen e boronices. Tani cdo gje eshte gati per tu sherbyer.

Ju befte mire !

No comments:

Post a Comment