Wednesday, 27 November 2013

Sirup natyral kundër kollit, i cili me të vërtetë ndikon

Me fillimin e vitit shkollor, në rend vijnë shumë viroza, ftohje, rrjedhje nga hundët dhe kollitja e pashmangshme. Që të jeni të përgatitur me kohë, bëni gati për voglushët tuaj një sirup tërësisht natyral.
Kolli tek fëmijët, por edhe tek të rriturit mund të jetë mjaft i mundimshëm dhe mërzitshëm, e poashtu edhe të zgjasë me ditë të tëra. Kur janë në pyetje fëmijët, kryesisht blejmë sirupe me bazë bimore, mirëpo edhe atëherë kur shkruan që të gjithë përbërësit janë natyralë, gjithmonë gjindet bile një përbërës për të cilin nuk dijmë se çfarë është.
Mu për këtë arsye, në faqen “Divas can cook” është publikuar një reçetë shumë e efektshme, e shijshëm dhe tërësisht natyrale për të bërë sirup kundër kollitjes, të cilin mund ta përdorin të rriturit, si dhe fëmijët më të rritur se një vit.
E gjitha çka ju duhet për këtë bar të shijshëm është:
  • 1 gotë e gjysmë mjaltë organike
  • Gjysëm gote vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 deri në 5 limonë (varësisht sa doni të shtoni ju vetë)
Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe vendosini në shporet për t’i zier.
Pas zierjes, largojini nga zjarri dhe leni që të ftohen në temperaturë të dhomës, e pastaj derdheni lëngun e krijuar në një kavanoz të thatë dhe të pastër, të cilin do ta ruani pastaj në frigorifer.
Nga një lugë të këtij sirupi merreni disa herë brenda ditës, sipas nevojës.
Si të hetoni që mund të jeni ftohur, merreni nga një lugë (apo më shumë) të këtij sirupi në ditë.

Shikojeni edhe video këshillimin se si ta përgatisni:

No comments:

Post a Comment