Sunday, 24 November 2013

Recel Ftoji

Perberesit: 
  • 1-kg ftoj,
  • 700-gr sheqer,
  • 2-gota uje,
  • 1-limon.

Mbushim nje tas te madh me uje dhe shtrydhim gjysmen e limonit. Marim ftojte i qerojme dhe i presim ne kubike te vegjel dhe i vejme te tasi me uje. Me pas kur ti kemi mbaruar te gjitha i shplajme i kullojme mire dhe i vendosim ne tenxhere bashke me sheqerin dhe ujin ,i lejme te ziejne per 10 min,duke i heur vazhdimisht shkumen qe krijohet.E vejme menjane tenxheren dhe e lejme per 24 ore.Diten tjeter e vejme recelin te ziej ne te temp mesatare gjer sa te trashet .Pak min para se ta heqim i shtojme lengun e limonit.Nje recel fantastik.


Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment