Tuesday, 19 November 2013

Petulla qe nuk pijne aspak vaj

Perberesit:
  • 1 liter qumesht te vaket,
  • 4-5 veze,
  • gjysem luge te gjelles kripe gjysem sheqer,
  • 1 luge gjelle maja buke pluhur ose 2 qese te vogla,
  • pak vaj,
  • 2 peciva, (baking powder)
  • miell sa eshte e nevojshme.
  • Nese duam te pergatisim me pak petulla, perdorim gjysmen e masave ose cerekun.
Pergatitja :

Zejme brumin duke hedhur perberesit me rradhe. Hedhim majane bashke me sheqerin, mielli ne fund 
bashke me peciven .Bejme nje brume me te bute se te byrekut dhe e leme te vije .Per nje rezultat me te mire mundemi brumin ta perziejme here pas here .Ne fund kur ka ardhur brumi mjaftueshem e hapim mbi tavoline te sperkatur me miell. Hapim nje pete ne trashesi 1 cm dhe i prejme ne forma me gote rrumbullak ose me thike katrore.Ne nje ene te thelle hedhim shume vaj se petullat fryhen me mire nuk duhet te prekin ne ene.Vaji sigurisht i nxehte dhe sa kemi hedhur po aq ka per te mbetur .Shijohen te ngrohta.

No comments:

Post a Comment