Wednesday, 27 November 2013

Muffins me karrota dhe gjize

Perbersit per 12 muffins :
  •  150 gr miell 00 
  • 50 gr miell misri (maja e miellit te misrit) 
  • 4 karrota bio, pra te holla
  •  gjysem qepe e vogel
  •  100 gr gjize
  •  1 veze
  •  1 luge e vogel trumez e fresket e grire imet
  •  200 ml qumesht i fresket
  •  2 luge sode buke (pluhur pjekes) 
  • kripe
  •  piper 
  • vaj ulliri 

Pergatitja:

Grijme ne mixer karrotat dhe qepen (Nese karrotat nuk jane te fresketa eshte mire t'u jepet nje vale ne uje te kripur perpara!). I shtojme vezen, gjizen, kripen, piperin, qumeshtin e fresket dhe trumezen e grire imet. Veç perziejme miellrat me soden e bukes. I shtojme masen e mesiperme dhe i perziejme te gjitha me tel kuzhine ose rrahes elektrik duke i hedhur vaj ulliri (me pak se 100 ml). E ndajme perberjen ne format e muffin dhe i pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro gjysem ore derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe dhe te formojne te çarat tipike te muffin.

No comments:

Post a Comment