Tuesday, 19 November 2013

Kulacka ne tigan

Perberesit:
1/2 kg miell,1 kub maja birre,
250-300 ml uje,
3 luge vaj,
kripe e pak sheqer,
vaj per skuqje.

Pergatitja:
Me perberesit e siperm, bejme nje brum jo shume te forte, por qe e punojme edhe pak minuta pasi na dalin gishtat e pastra e nuk na ngjitet me brumi neper dore. Pas kesaj, e perplasim disa here me force mbi tavoline qe te marre elasticitet. E veme brumin ne tas dhe e leme te mbuluar ne ambjent te mbyllur te pakten per 1 ore, derisa te dyfishohet vellimi i saj. Krijojme me pas toptha te vegjel e hapim pete me trashesi 2-3mm- natyrisht rregullohemi me sy.
Me pas i skuqim nga te dy anet ne vaj te bollshem e te nxehur ne zjarr gradual. Nuk thithin shume yndyre dhe kur i heqim nga tigani, i veme mbi karte pecete. Sherbehen te ngrohta te shoqeruara sipas deshires me djathe, mish te grire (kime), me mjalte, recel etj.Jane shume te mira edhe te ftohta ose te ngrohura prape.

No comments:

Post a Comment