Tuesday, 26 November 2013

Kivi ul rrezikun e mpikjes se gjakut

Studimet norvegjeze po ashtu kanë treguar se kivi mund të veprojë ngjashëm si aspirina në parandalimin e problemeve të zemrës.
Hulumtuesit kanë përcjellë dhjetëra persona vullnetarë të cilët kanë konsumuar dy deri në tre kivi për 28 ditë radhazi. 

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i kësaj frute ul agregimin e pllakëzave të gjakut dhe ul nivelin e triglicerideve në plazmë për 15 për qind në krahasim me grupin kontrollues.

Ky veprim është i ngjashëm me atë të cilin e shfaq aspirina, e cila shpesh përshkruhet si një mjet parandalues për sulmet në zemër dhe tru.

Autorët e studimit thonë se përbërësit e grupit të polifenoleve mund të jetë përgjegjëse për efektin e hollimit të gjakut.
Kivi është edhe një prej pemëve më të pasura me lëndë ushqyese, pasi mban shumë vitamina dhe minerale.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit

No comments:

Post a Comment