Monday, 18 November 2013

Buke gershete e mbushur me "Cfare ka frigoriferi"


Perbersit :

500 gr mjell.
35 gr sheqer.
50 gr gjalpe ne temperature dhome.
1luge e vogel kripe.
30 gr maja buke.
150 Ml uje i vaket.
100 Ml qumesht i vaket.
Mbushja , djathra te ndryshme qe ju gjenden ne frigorifer,ullinj , domate te grire spec .


Pergatitja:
Marim miellin e vendosim ne nje ene hapim nje apsire ne mes shtojme sheqerin kripen (majane e zbutim me pare me pak uje te vaket ) shtojme dhe majane ujin qumeshtin,gjalpin, dhe e punojme mire e mire."Sa mos na ngjitet ne duar" e mbulojme me picete dhe e leme 30 minuta te fryhet.
Ne siperfaqe me mjell hapim brrumin ne nje pete , ne dy anet e presim me thike si ne foto vendosim mbushjen nga brenda (Nese vini perime ,sigurishte qe duhen prere ne pjese te vogla).
Ndjekim fotot me radhe si te formoni gersheten. Ne mbarim rahim nje te verdhe veze me oak qumesht dhe lyejme nga siper buken,pjekim ne 200 gr C per 30 minuta. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment