Tuesday, 18 February 2014

Sallam me Cokollate

                                                                                                        Perberesit:
  • 2 veze te freskta,
  • 100 gr gjalpe i bute,
  • 100 gr sheqer,
  • 100 gr kakao e pasheqerosur,
  • 150 gr biskota te thata te tipit petit beurre,
  • 1 gote pije ose esence portokalli,
  • sipas deshires copa lajthie, bajamesh, arrash….
Pergatitja:
Punojme gjalpin me te verdhat e vezeve dhe sheqerin, derisa te krijohet nje krem i fryre. Nderkohe, punojme te bardhat e vezeve, duke i bere si bore. Mbi te verdhat me sheqer e gjalpe, shtojme pak nga pak kakaon dhe krijome nje krem te njetratshem. Shtojme te bardhat dhe i perziejme me kujdes. Ne kete mase, shtojme biskotat e thermuara ne menyre trashanike, pijen ose esencen dhe grimcat e bajameve, arrave ose lajthive, (nese i kemi). I perziejme me delikatese dhe e shtrojme kete brum ne nje leter furre ose alumini dhe me ndihmen e tyre, i japim formen e sallamit.
I fusim ne frigorifer per rreth 2 ore, sa te ngurtesohet e me pas e presim ne feta.
Ju befte mire!

No comments:

Post a Comment