Sunday, 23 February 2014

Sallam Çokollate

Përbërësit

  • 150 g sheqer
  • 3 të verdha veze
  • 80 g gjalpë
  • 4 lugë kakao e hidhur
  • 200 g biskota “digestive”

Hedhim në gotën e mikserit sheqerin, të verdhat e vezëve, gjalpin e shkrirë e kakaon dhe i përziejmë. Shtojmë biskotat dhe vazhdojmë përzierjen derisa të bëhet brumë i ngjeshur, ku biskotat të mos humbasin fare, por vetëm të jenë grirë trashë. Hedhim brumin mbi tryezë për t’i dhënë formën e sallamit. E mbështjellim me letër varaku dhe e lëmë në frigorifer të paktën një natë.






















No comments:

Post a Comment