Perberesit per nje rolè
- 100gr miell
- 100gr arra te qeruara dhe te reduktuara ne miell me ndihmen e mikserit
- 100gr sheqer te bardhe
- 4 veze
- 1 luge te vogel plot pluhur pjekes
- pak vanilje
- 30gr vaj ulliri ose gjalp te shkrire ne mikrovale
- pak rum per sperkatje (eleminojeni nese ja servirni femijeve)
- 250ml krem pana per embelsira te sheqerosur
- 1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje
- disa arra te qeruara ne copat e vogla
- sheqer pluhur
Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena. Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me
kujdes nga poshte lart. Ne kete menyre kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolèse. E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe.
Lyejme me sheqer pluhur nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse (e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter). E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin.
Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme. Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen.
Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme dhe e lagim me pak rum, ose pak arome rumi te tretur ne uje. Per ata qe nuk e preferojne kete arome, mund ta lagin pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje/qumesht duke i shtuar ose jo sheqer (sipas deshires). E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjatancen ku do ta sherbejme.E sperkasim me pak sheqer pluhur, dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.
No comments:
Post a Comment