Përbërësit:
5 ve
1 gotë sheqer
150 gr kokos
200 gr qokolad
1 lugë uje
250 ml ajkë e ëmbël(hopla)
Përgatitja:
Ndajmë të bardhat e vezëve dhe i rrahim me sheqer deri te formohet shkumë e fortë.I shtojme kokosin dhe e pjekim 20 minuta në 180*C.
Shkrijmë qokoladën me një lugë ujë në mikrovalë,të kuqt e vezëve i rrahim,ajkën e embël e rrahim me mikser dhe i përziejmë të gjitha bashkë.Këtë masë ia hedhim tortës së ftohur përmbi dhe e shtijmë në frigorifer deri të ftohet mirë.
No comments:
Post a Comment