Përbërësit:
150 gr margarin
2 vezë
1 gotë e gjysëm sheqer
150 ml qumësht
1 pluhur për pjekurina
1 vanil sheqer
3 lugë gjelle kakao
2 gota miell
Përbërësit për glazurën:
50 gr margarin
2 lugë të vogla nesscaffe
2 lugë kakao
1 vanil sheqer
1 gotë e gjysëm sheqer pluhur
P.S. Gota duhet të ketë masën 2dl
Përgatitja:
Shkrijmë margarinën.Vezët i rrahim me sheqer.Pastaj përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë.
Qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë rreth 200*C rreth 15 minuta.
Përgatitja e glazurës:
Shkrijmë margarinën ,i shtojmë sheqerin,vanil sheqerin,kakaon dhe e perziejmë mirë.Përmbi e dekorojmë me kokos ose arra.
Burimi: http://receta.mesoshqip.org/2014/01/embelsire-me-kakao.html#ixzz2rQgR9UZE
No comments:
Post a Comment