Mandarinat janë të shijshme dhe pak kush nuk i pëlqen ato. Por e dini se ato veç që janë të shijshme kanë edhe një varg efektesh të dobishme për organizmin? Ky lloj i agrumeve ka një varg të dobive shëndetësore, që nga ulja e gjasave për të zhvilluar kancer deri te rënia në peshë.
Mbrojnë nga kanceri
Mandarinat mund të ulin rrezikun për të zhvilluar kancer të mëlçisë. Në të vërtetë, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë hepatit kronik mund të ulin zhvillimin e kancerit të mëlçisë duke pirë lëng nga mandarinat e freskëta. Në studimin njëvjeçar kishin marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës të cilët kishin pasur hepatit viral dhe të cilët kishin konsumuar lëng të mandarinës në baza ditore. Në fund të studimit ata nuk kanë pasur kurrfarë shenje të kancerit të mëlçisë. Për dallim prej tyre, në mesin e 45 pjesëmarrësve me të njëjtin problem dhe të cilët nuk kanë konsumuar pije të mandarinës, shkalla e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka qenë 8.9 për qind.
Burim i mirë i vitaminës C
Mandarinat mund të ofrojnë deri në 80 për qind të nevojave ditore për vitaminë C. Vitamina C ka një varg dobish shëndetësore, kryesisht duke luftuar radikalet e lira. Këto janë molekula të cilat shkaktojnë një varg problemesh në organizëm, pasi pengojnë zhvillimin e proceseve normale në organizëm. Antioksiduesit, në të cilin grup bën pjesë edhe vitamina C, i pengojnë radikalet e lira në kryerjen e dëmeve në organizëm. Vitamina C po ashtu ndihmon edhe në forcimin e imunitetit.
Ulin kolesterolin
Antioksiduesit të cilët janë me bollëk në mandarina mund të ulin nivelet e kolesterolit “të keq”. Kjo arrihet përmes luftimit të radikaleve të lira të cilat oksidojnë kolesterolin, dhe i cili më pas mblidhet në murin e arterieve duke i forcuar dhe bllokuar ato. Në këtë mënyrë gjaku lëviz më vështirë nëpër arterie dhe si pasojë mund të
kemi rritje të presionit të gjakut, goditje në tru, probleme në zemër ose në mushkëri.
Rënia në peshë
Mandarinat janë një burim i fibrave dietalë, madje ju konsumoni deri në 3 gramë fibra në çdo 100 gramë nga kjo frutë. Konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon që ju të ndjeheni më të ngopur dhe të konsumoni më pak ushqim. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit duhet të konsumojnë rreth 20 gram fibra në ditë. Megjithatë, ndoshta ju duhet të merrni edhe më shumë, në varësi se sa kalori në ditë konsumoni. Për shembull meshkujt dhe tinejxherët mund të kenë nevojë nga 30 deri në 35 gramë në ditë. Me një fjalë, duke ngrënë mandarina, ju do të plotësoni edhe nevojën tuaj për të kënaqur shijen.

No comments:
Post a Comment