Tuesday 19 November 2013

Perpeq i zbuluar

PËRBËRËSIT:
  • 800 gr miell,
  • Ujë,kripë,
  • 1 lugë vaj,
  • 300-500 gr djathë,
  • 100-150 gr mazë (ajke),
  • 2-3 vezë,
  • ½ lugë miell misri.
Varësisht nga madhësia e tepsisë, ulet brumi me ujë të vakët, kripë dhe 1 lugë vaj. Ndërkohë djathi troshitet, i shtohen maza, vezët, ½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë. Ngjeshet brumi dhe tëhollohet. Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë, kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë. Mbi petë shtrihet djathi i përgaditur me përbërësit e tjerë, kurse skajet e petës palosen nga Brenda. Mesi mbetet i zbuluar. Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia, pastaj ulet temperature në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta. Në disa fshatra mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.

No comments:

Post a Comment